Janet Jackson, motra e të ndjerit Michael ka vendosur të bëjë homazhe për të vëllain duke rikujtuar hitin e tij “Remember the Time”.
Sot ai do të mbushte 60-vjetorin e lindjes, prandaj Janet mendoi diçka të veçantë. Së bashku me Kwaylon Rogers, ajo krijoi një klip rreth 70 sekonda. Këngëtarja luan rolin e mbretëreshës njësoj si Iman në klipin e Michael Jackson në 1992.
Projekti erdhi pasi Kway dhe Janet u takuan në Billboard në fillim të këtij viti.