KreuCelebrity

David dhe Victoria Beckham shfaqen sëbashku në tapetin e kuq pas 3 vitesh!

Një gjë e rrallë ndodhi mbrëmjen e kaluar: David dhe Victoria Beckham pozuan në tapetin e kuq përkrah njëri tjetërit. People raportoi se kishin kaluar pothuajse 3 vjet që prej herës së fundit që kjo ndodhi, në Nëntor të vitit 2015 në British Fashion Awards.

Mbrëmjen e kaluar, çifti ndodhej në UEFA Champions League Group Stage Draw and Awards në Monako. David kishte veshur një kostum klasik të zi, ndërsa Victoria një fustan të zi që kombinonte me kostumin e David.

Ata kanë 19 vjet martesë dhe më herët këtë verë ndaluan thashethemet rreth një ndarjeje të mundshme. Një përfaqësues I çiftit nxorri një njoftim për shtyp ku tha: “Nuk ekziston një deklaratë ndarjeje apo divorci. Ky është thjesht një lajm I rremë I mediave sociale. Kjo është shumë e çuditshme dhe një humbje kohe.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF