KreuCelebrity

Nuk ndihet mirë, Shakira anulon koncertin në Kaliforni!

Shakira është padyshim një ndër artistet më të mëdha të ditëve të sotme. Ajo edhe këtë vit ka vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme anembanë planetit Tokë, ku po sjell perfomanca të jashtëzakoshme.

Por, duket se angazhimet e mëdha kanë bërë që kolumbiania të ndihet e plogësht dhe të sëmuret.

Përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, 41-vjeçarja ka pohuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë detaje më tepër.

 

“Fatkeqësisht pas koncertit nuk jam ndier mirë dhe për këtë arsye do të anuloj performancën e sotëm”, ka pohuar Shakira.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF