Ylli i Hollywood Leonardo DiCaprio raportohet se është në prag të martesës me të dashurën e tij 21-vjeçare. Sipas miqve pranë tyre, çifti po bën planë për krijimin e një familjeje. Sipas Us Weekly gjërat janë bërë serioze midis DiCaprio dhe modeles Camila Morrone.
“Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht,”-tha një burim. “Kanë folur për tu fejuar.”
Aktori ka qenë lidhur me një sërë modelesh gjatë jetës së tij si Gisele Bündchen, Bar Refaeli, Toni Garrn dhe Kelly Rohrbach, por burimi thotë se ai kurrë nuk ka dashur një vajzë si Camila.
Çifti raportohet se dëshirojnë të kenë fëmijë së bashku por duan të martohen para se kjo të ndodhë.
“Ai është gati që të ketë fëmijë,“-shtoi burimi. “Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë me Leon… por kërkon që të martohen filimisht. Camila është shumë tradicionale kur bëhet fjalë për këtë aspekt.”
DiCaprio dhe Marrone, një modele e Victoria’s Secret që u bë aktore, e kanë njohur njëri-tjetrin prej një dekade por vetëm vitin e kaluar u lidhën.