Kate Middleton dhe vajza e saj Princesha Charlotte janë dy nga ikonat më të mëdha të stilit në botë. Nëna fashioniste dhe e bija e saj gjatë daljeve publike kombinojnë veshjet e tyre në mënyrë perfekte.
2 Maj 2015
Gjatë prezantimit të parë të Charlotte me botën, ajo dhe nëna e saj u kombinuan me disa detaje pothuajse të padukshme. Kate mbante veshur një fustan me lule të verdha ndërsa Charlotte një kapuç ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe batanije të bardhë.
5 Korrik 2015
Në pagëzimin e Charlotte, ajo dhe Kate shkëlqyen në nuancat e të bardhës dhe kremit.
3 Mars 2016
Gjatë pushimeve familjare në Alpet Franceze, Kate dhe Charlotte të dyja kishin veshur xhaketa të bardha.
11 Qershor 2016
Në fund të vitit 2016 në evenimentin Trooping The Colour, Kate dhe Charlotte ishin kombinuar të dyja me ngjyrën rozë.
24 Shtator 2016
Gjatë udhëtimit në Kanada në 2016-ën, Kate e kishte veshur Charlotte me një fustan bojëqielli që kombinonte me veshjen e saj ngjyrë blu.
25 Dhjetor 2016
Për Krishtlindjet e 2016-ës, Kate, Will dhe fëmijët shkuan në kishë sëbashku me familjen e Kate në Englefield ku Kate dhe Charlotte ishin veshur të dyja me vishnje.
20 Maj 2017
Në dasmën e Pippa Middleton, Kate veshi një fustan rozë të lehtë dhe një kapele me trëndafil ndërsa Charlotte një kurorë me lule, fustan të bardhë me fjongo rozë të lehtë si fustani i Kate.
17 Qershor 2017
Në evenimentin e Trooping the Colour në 2017-ën, Kate dhe Charlotte ishin veshur të dyja me rozë.
19 Korrik 2017
Në aeroportin e Berlinit Kate dhe Charlotte të dyja ishin veshur me blu.
21 Korrik 2017
Në fund të turit gjerman, Kate dhe Charlotte u kombinuan me nuancat e ngjyrës rozë.
19 Maj 2018
Në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, Kate kishte një kapele me trëndafila të mëdhenj ndërsa Charlotte një kurorë me trëndafila.
9 Qershor 2018
Në eventimentin Trooping the Colour Kate dhe Charlotte të dyja ishin veshur me bojëqielli.