Dita e shumëpritur e martesës së një prej bloggereve më të njohura në botë erdhi. Mbrëmja e 1 shtatorit do të mblidhte miliona kuriozë në rrjetin social instagram për të ndjekur dasmën më të rëndësishme të vitit në Itali; atë të Chiara Ferragni dhe Fedez. Në prezencë të djalit të tyre 5 muajsh Leon, e 150 të ftuarve, çifti i tha po njëri tjetrit. Ajo e veshur me një fustan përrallor nga Dior dhe ai me kostum Versace, dukeshin tejet përrallor teksa betoheshin për dashuri të përjetshme. Chiara dhe Fedez u treguan shumë bujar, duke i dhënë lirshmëri të plotë të gjithë të ftuarve që të ndanin çdo moment në intagram duke bërë kështu që miliona ndjekës të ndiqnin live të gjithë ceremoninë madhështore. Ambineti i dasmës ishte nën qiell të hapur në villën Dimora delle Balze! Nusja kishte zgjedhur tre fustane për ditën e saj të shënuar, një ndër ta mesa duket ishte më domethënësi. Dior realizoi në fustan detajin e bukur që në gjithë copën e veshjes ishte shkruar teksti i këngës që Fedez kishte shkruar për t’i propozuar Chiarës. Ndërsa fustani i tretë ishte i shkurtër dhe më praktik. Për ata që i humbën ne ju sjellim fotot dhe momentet brenda dasmës përrallore!



















