Ka qenë një vere e mbushur me ture koncertesh kudo brenda e jashtë vendit për këngëtaren e talentuar Arilena Ara, e duket se po aq mirë po ecin punët për të edhe me çështjet e zemrës.
Bukuroshja e skenës nuk ka pereferuar asnjëherë të flasë për jetën e saj private duke ja atribuar këtë gjë shpesh edhe faktit që ajo është e re dhe për momentin do t’i përkushtohet vetëm karrierës. Por zemra nuk pyet se çfarë vendos dhe pikërisht atëherë kur ti s’e pret të troket dashuria!
Ndoshta kështu ka ndodhur edhe me Arilenën e cila është fotografuar duke u puthur me një djalë bjond, teksa të dy me siguri ndodhen diku me pushime në një jaht. Revista Who ka publikuar fotot e çiftit të cilët duken kaq të dashuruar!
Cili të jetë vallë ky bjond misterioz?!



















