KreuCelebrity

Enada At’ Nikolla poston një foto të rrallë të adoleshencës!

Emri i saj lidhet pashmangshmërisht me modën dhe stilin! Sot një prej stilisteve që ështē zgjedhja e zonjushave dhe zonjave më me stil ne Kryeqytet, Enada At Nikolla e ka nisur karrierën e saj si modele, madje ndër të parat vajza modele në Shqipëri. Bukuroshja e lagjes së “Shallavareve” dhuntinë dhe nuhatjen për të bukurën dhe stilin e ka patur që në krye të herës. Kombinimet e At Nikollës në veshje në vitet e adoleshencës së saj (kur shija dhe stili ishte dhunti, pasi nuk mund ta kopjoje askund) nuk kalonin lehtë pa u vënë re e pa u admiruar nga të gjithë!

Stilistja ka postuar sot një foto të shkrepur ndoshta 20 vite më parë kur ajo nuk ishte më shumë se 17-18 vjeç, si për të legjitimuar edhe një herë që shija lind me njeriun, e kurrsesi nuk mund të vijë rrugës! E veshur me një palë pantallona me vija, bluzë të shkurtër të bardhë e një triko jeshile të hedhur krahëve, Enada shumë ‘stylish’ e seksi. A nuk do të ishte fantastike një veshje e tillë edhe sot?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF