Një prej emrave më të njohur të ekranit në Kosovë shumë shpejt do të përjetojë emocionet më të bukura, atë të të bërit prind; pasi bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël.
Labinot Gashi ndodhet së bashku me partneren e tij Qëndresën me pushime në Ulqinj dhe nëpërmjet një postimi në insta story ai na ka njohur edhe me gjininë e bebes që pritet të vijë shumë shpejt.
“Unë dhe këto të dyja”, ka shkruar Labi në një foto në të cilën ndodhet ai, Qëndesa e sigurisht edhe vogëlushja në barkun e mamit.
Sa bukur, mami Qëndresa dhe babi Labi shumë shpejt do u bëkan prindër të një vajze!