KreuCelebrity

Zerka uron Ronelën për ditëlindje; ajo e quan ‘i imi’

Ronela Hajati ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 29-të, ku organizoi  një festë të çmendur me miqtë e saj më të mirë, e sigurisht nuk mund të mungonte i dashuri i saj Young Zerka (për të cilin ajo asnjëherë nuk e ka pranuar se është në një lidhje) por që të gjithë e dimë që ata janë çift tashmë prej kohësh. Ashtu siç e do ‘zakoni’ Zerka postoi një foto në intagram me të cilën uroi ‘partneren e tij në krim’, siç ai e ka quajtur Ronelën. Nëpermjet një urimi të gjatë e të bukur, kësaj here këngëtari i ‘reggaton’ i vuri vulën faktit se ata janë më të dashuruar e kurrë. Jo më pak ja vuri vulën këtij fakti edhe komenti i Ronelës ku e quan Zerkën ‘Fernando mio’.

“Gëzuar ditëlindjen të bukurës dhe të shtrenjtës, partneres time në krim. Të uroj gjithë të mirat vajzë. Ka shumë gjëra të bukura rrugës që po presin për ty, sepse ti i meriton. Qëndro gjithmonë e fortë, e qeshur dhe produktive. Meqë ra fjala dukemi bukur në këtë foto, shkëlqejmë si yje”; janë fjalët me të cilat  i dashuri ka zgjedhur për të uruar këngëtaren.  Dhe sigurisht nuk mund të mos mungonte as përgjigja e Hajatit, ku zbuloi edhe se si ajo e quan (sigurisht për humor) Zerkën. “Fernando miooo”; shkruan ajo dhe ne me atë përemër kuptuam mjaftueshëm për marrëdhenien e tyre, aq sa pas kësaj të mos kemi më kureshtje për të ditur nëse Zerka dhe Ronela janë të lidhur apo jo (pavarësisht se çfarë do të thonë ata).

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF