KreuCelebrity

Orinda Huta në Tv Klan; ja programi i njohur që do të moderojë

Që kur Turi u largua nga Vizion Plus për të marrë një post drejtues në Klan Plus, pyetja se nëse Orinda do të shkojë pas tij ka qenë e shpeshtë, edhe pse çifti ansjëherë nuk dha një përgjigje konkrete. Megjithatë ashtu siç edhe pritej Orinda së shpejti do të shafqet nën logon e televizionit Klan, dhe do të moderojë aty një ndër programet më të ndjekura të fundjavës.

“Jo vetëm modë”, emisioni që për disa sezone me radhë është identifikuar me emrin e Floriana Garos, e që sezonin e kaluar ju besua ish miss-it Nevina Shtylla, do të jetë tashmë nën ‘frerët’ e bjondes sykaltër, Huta.

Programi pritet të fillojë në tetor dhe ne jemi të sigurt që imazhi i Orindës do t’i sjelli një impakt edhe më pozitiv mbarëvajtjes së “Jo vetëm modë”. Epo, i urojmë suksese Orindës dhe s’na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim për të parë ‘firmën’ e saj në këtë program.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF