Ndërkohë që fansat e spektaklit të humorit Portokalli mezi po presin fillimin e sezonit të ri, duket se një tjetër figurë emblematike i është shkëputur këtij programi për t’u bashkuar me treshen Besi-Erjon-Olsi që do të shfaqen së shpejti në Tv Klan me programin e tyre të humorit.
Ndonëse detaje rreth këtij programi nuk kanë dalë ende, aktorët e humorit kanë bërë pjesë të stafit të tyre një prej skanaristëve të njohur të Portokalli. Bëhet fjalë për Vangjel Kozmain që ka shkruar tesktet e aktorëve të Portokalli që prej fillimit të këtij spektakli rreth 15 vite më parë.
Burime për bordo.al bëjnë të ditur se tashmë është fakt se Kozmai do t’i bashkohet projektit ambicioz që do të transmetohet çdo të dielë në fashën orare të “E Diela Shqiptare”.