Për vendin tonë me siguri ceremonia e martesës së Sara Hoxhës dhe Ledion Liços do të jetë dasma e vitit; ndërsa në shtetin fqinj Itali këtë trofe pa as më të voglin dyshim do ta marrë dasma e bloggeres së famshme Chiara Ferragni.
Ndërsa Sara dhe Ledioni preferuan të bënin një dasmë tejet diskrete duke mos lejuar të mos ‘rrjedhë’ asnjë foto apo informacion rreth detajeve të ceremonisë; bloggerja Chiara dhe rreperi Fedez u treguan shumë bujar duke ndarë me të gjithë botën e instagramin foto apo video nga dasma e tyre përrallore.
Duket se këto dy dasma janë takuar në një pikë, pasi tek të dyja ceremonitë është parë një e përbashkët e madhe. Dekorimi madhështor plot me lule, duke krijuar idenë e kopshtit të mrekullueshëm të Edenit që pamë tek të dyja ceremonitë I janë besuar të njëjtës agjensi. Vincenzio d’Ascanio është një dizenjues i njohur milanez që ka qenë zgjedhja e të dy dasmave të njohura.