KreuCelebrity

Nëna e Meghan Markle Doria, viziton fshehtas vajzën e saj në Britaninë e Madhe!

Është raportuar se nëna e Meghan Markle Doria ka bërë vizita të fshehta në Britaninë e Madhe për të mbështetur vajzën e saj pas skandalit të babait të saj. Zonja Ragland e cila banon në Los Angeles ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe pas kritikave të vazhdueshme nga Thomas Markle i cili nuk përfillet më nga vajza e tij.

Një burim i fshehtë tha: “Vizita e saj ishte shumë e fshehtë……Doria e mbështeti Meghan gjatë gjithë skandalit me babain e saj.” Harry dhe Meghan e kaluan pjesën më të madhe të verës në shtëpinë e tyre Great Tew Estate.

Babai 74 vjeçar I Dukeshës së Sussex zbuloi se në bisedë e sipër I kishte mbyllur telefonin Princit Harry përpara dasmës së çiftit në 19 Maj. Burime thonë se edhe pse Meghan, 37 dëshiron që të ketë një marrdhënie të mirë me babain e saj përsëri ndjen se ata nuk duhet të kenë kontakte të paktën për njëfarë kohe.