KreuCelebrity

U kap mat duke u puthur; Arilena na tregon se kur do të na prezantojë me djalin misterioz

Pak ditë më parë fotot e këngëtares Arilena duke u puthur në një jaht me një djalë misterioz bënë xhiron e portaleve shqiptare.

Duke qenë se ajo është një natyre tejet diskrete sa i përket jetës private, ‘zhurma’ mediatike pas këtyre fotove ishte e madhe, e aq më tepër kurioziteti për të mësuar se cili është bjondi që ka rrëmbyer zemrën e saj. Në një intervistë të dhënë në revistën Class, Arilena ka folur në lidhje me këtë gjë duke u shprehur se shumë shpejt djali nuk do të jetë më misterioz.

“Do ta zbulojmë edhe sekretin”; ka rrëfyer ajo gjatë intervistës duke na bërë edhe më kurizoë. Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që pamjet që ne pamë të jenë pjesë e xhirimeve të ndonjë klipi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF