Ka kaluar dy muaj që prej ceremonisë së shumë komentuar të bukuroshes Jona Spahiu, por duket se mami në pritje është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa foto të reja të dasmës së saj.
“Nuk ka nevojë për ditë speciale, për të kujtuat momente speciale”, shkruan moderatorja nën albumin me foto të postuar në Instagram. Nëse ditën e dasmës, ne bëmë çmos për të parë nëpër llogaritë e dasmorëve për të ‘vjedhur’ ndonjë foto, tani Jona po tregohet më shumë se bujare duke ndarë me ne shumë foto të ditës së saj të madhe. Moderatorja e ëmbël dhe partneri i saj Frenkli lidhën kurorë më 11 qershor në një ceremoni madhështore në një prej hoteleve më luksozë në vend.