KreuCelebrity

Ariana Grande bllokon komentet në instagramin e saj pas vdekjes së ish të dashurit të saj Mac Miller!

Instagrami i Ariana Grandes u mbush plot me komente negative pas lajmit të vdekjes së ish të dashurit të saj Mac Miller të cilat e akuzonin atë se shkaktoi vdekjen e tij. U raportua se Miller pësoi arrest kardiak në dhomën e tij në Los Angeles të premten pasdite dhe mjekët ndihmës e shpallën të vdekur sapo arritën në vendndgjarje.

Vetëm 10 minuta pas lajmit të vdekjes së tij Ariana Grande i bllokoi komentet në instagramin e saj pasi shumë përdorues filluan të komentonin se ishte faji i saj që ai vdiq.

Sipas komenteve ishte faji I Grandes që Miller kaloi në overdozë pasi ajo I dha fund lidhjes së tyre dy vjeçare në Maj të këtij viti dhe u fejua me komedinin Davidson vetëm një muaj më vonë. Miq të ngushtë të Millerit thonë se I paralajmëronin të tjetrët që të mos ia përmendnin atij lidhjen me Arianën pasi ishte ende I lënduar edhe në muajt në vazhdim. Edhe pse ndarja nga Grande mund të ketë qenë e freskët përsëri beteja e Miller me varësinë nga droga ka një histori më të gjatë , madje para se të njohej me këngëtaren.

Ariana ka qëndruar në heshtje edhe pas vdekjes së papritur të reperit por burime të afërta pranë saj thonë se ajo ndihet e shkatërruar. Miller dhe Grande u takuan për herë të parë para gjashtë vitesh kur ajo ishte 19 dhe shpallën se dilnin sëbashku në vjeshtë të 2016-ës. Reperi e ndihmoi shumë Granden të kalonte traumën e sulmit terrorist në Manchester madje e ndihmoi të organizonte koncertin e saj më pas në nder të viktimave. Çifti ndenjën bashkë deri në Maj të këtij viti kur papritur secili mori rrugë të ndryshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF