KreuCelebrity

Përleshje fizike mes këngëtareve, lëndohet njëra!

 

Grindja midis dy këngëtareve të njohura, Cardi B dhe Nicky Minaj sapo u kthye në konfrontim fizik. Përplasja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, 7 shtator, ndërsa dyshja u përfshi në një konfrontim fizik në festën e organizuar nga Harper’s Bazaar ICONS, nga e cila Cardi B ka mbetur e plagosur, konfirmojnë burimet për People. 

Këngëtaret ishin pjesë e festimeve për Javën e Modës së Nju Jorkut dhe një burim i brendshëm tregon se Cardi arriti në festë e para dhe pas pa aty të shfaqesh Nicki Minaj, pati një “grindje” në ballkon në katin e dytë në momentin që po jepte shfaqje Christina Aguilera.

Sipas dëshmitarit okular situata ishte kaotike dhe nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte ndërsa menjëherë pas sherrit Cardi B u pa të largohej me fustanin e saj “Dolce Gabbana” të grisur, e zbathur dhe me një shenjë të nxirë në pjesën anës ballit. Në ikje ylli i “I Like it” është parë duke i bërtitur njerëzve që po e ofendonin nga vajza e saj. Video të sherrit janë publikuar edhe në rrjetet sociale ndërsa zëdhënësit e këngëtares nuk kanë pranuar të reagojnë për ngjarjen.

Sherri i së premtes mbrëma vjen pas një grindjeje të gjatë midis dy këngëtareve. Nicki Minaj nga ana e saj ka pohuar më herët se sipas saj Cardi ishte mosmirënjohës, shkak për këtë janë bërë intervistat e dhëna ndër të cilat ajo për revistën “Motorsport”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF