Njësoj si njerëzit e thjeshtë ashtu edhe pjestarët e familjes mbretërore kanë miq dhe familjarë që martohen. Ditët e sotme veshjet e Meghan Markle dhe Kate Middleton ndryshojnë në varsi të dasmës që marrin pjesë por këto foto të vjetra të Princeshës Diana, vërtetojnë se në fakt është ajo e cila ka shpikur veshjen e inspiruar nga meshkujt për martesa.
Qershor 1981
Në moshën 19 vjeçare Princeshë Diana u shfaq në krah të të ëmës dhe princeshë Margaretës në dasmën e Nicholas Soams veshur me një fustan të kuq me pika dhe një kapele.
Shtator 1982
Princesha e Uellsit mbante veshur një jumpsuit ngjyrë rozë në dasmën e shoqes së saj Carolyn Pride.
Tetor 1983
Diana dukej shumë shik veshur me një jumpsuit me vija për dasmën e një tjetër shoqeje të saj Anne Bolton në Chelsi, Londër.
Shkurt 1985
Diana mori pjesë në një dasëm private në Foulsham, një fshat të Londrës veshur me një fustan ngjyrë argjendi me shpatulla të ngritura.
Korrik 1985
Dina zgjodhi një kostum mëndafsh me motive lulesh dhe një kapelë që shkonte për dasmën e Carolyn Herbert me John Warren në Londër.
Korrik 1986
Lady Di u vesh me një fustan me pika në dasmën e Sarah Ferguson dhe Princit Andrew.
Tetor 1988
Princi Charles dhe Princesha Dianamorrën pjesë në dasmën e Camilla dunnë dhe Rupert Soames ku Diana mbante veshur një xhaketë asimetrike ngjyrë gurkali.
Prill 1989
E kuqja është padyshim ngjyra e Dianës. Këtu ajo veshi një fustan të bardhë dhe bluzë të kuqe për dasmën e Joanna Leshallas me Eduard Berry Cranbrook Kent.
Maj 1989
Diana dhe Charles bashkë me William dhe Harry morrën pjesë në dasmën e vajzës së Dukës Hussey.
Shtator 1989
Diana veshi një fustan të bardhë dhe një xhaketë lejla në dasmën e vëllait të saj Viscount Spencer
Korrik 1992
Dianna arriti në dasmën e Lady Helen Ëindsor bashkë me Princin Harry veshur me një kostum jeshil.
Dhjetor 1992
Princeshë Diana mori pjesë në dasmën e mikut të saj Harry Herbert bashkë me mbretëreshën e cila ishte mikeshë e babit të tij.
Tetor 1993
Princeshë Diana mori pjesë në dasmën e David Armstrong- Jones veshur me një fustan të bardhë.
Korrik 1994
Lady D mori pjesë në dasmën e vajzës së vetme të Princeshës Margaret.
Burimi/Marieclaire

E gjeni dot Aurela Gaçen në këtë foto?!

Mirmëngjes nga Joni i mami Adelinës!




Fatma dhe Alfio qenkan të dashuruar!











Anna Wintour: Perandoresha e stilit


