Të shmangësh kritikat publike si Zonja e parë e Shteteve Të Bashkuara të Amerikës është e pamundur; nuk je vetëm gruaja më e vëzhguar në planet por duhet të përmbushësh disa standarte ku nuk e gjen veten tënde, por që i përshtaten bashkëshortit tënd. Quajeni seksi ose thjesht realitetin e përgjegjësisë së Zonjës së parë por një lum kritikash ka vërshuar drejt Zonjës Trump-njësoj si dhe me të tjerat më parë- rreth zgjedhjeve të saj në lidhje me modën.
Zonja e parë paraardhëse Michelle Obama është përballur me shumë kritika rreth veshjes së saj ku ekspozonte krahët dhe këmbët me bluzat e saj pa mëngë dhe pantallonat e shkurtra. Nancy Regan shkaktoi drama kur u zbulua se ajo shpesh huazonte rroba dhe bizhuteri nga shtëpitë më të mira të modës ndërsa Mary Todd Lincoln u ‘zvarrit’ për veshjet e shtrenjta që blinte gjatë luftës civile. Thelbi është që; nuk është ndonjë gjë e re që gratë me një jetë publike politike të vihen në qendër të vëmendjes mbi blerejet apo veshjet e tyre.
Bluza Pussy-Bow
Në tetor të 2016 kandidadi republican për president Donald Trump ‘ mori zjarr’ kur u shfaq një bisedë e vitit 2005 me prezantuesin e Access Holliwood Billi Bush ku u dëgjua fjalia: “kape një femër nga vagina”. Ditë më vonë Melania u shfaq me një bluzë në formë vagine.
Kostumi Ralph Lauren.
Vendimi i Melania Trump për të veshur një kostum blu të Ralph Lauren gjatë inagurimit presidencial të bashkëshortit të saj nuk kaloi pa kritikë: marka e njohur u kritikua pa masë për vendimin e marrë për të punuar me zonjën e parë.
Unaza prej diamanti.
Në prill të 2017 Shtëpia e Bardhë nxorri portretin zyrtar të Melania Trump. Bluza e saj e zezë ishtë mjaft standarte por diamanti 25 karat në unazën e saj të 10 vjetorit nuk ishte. Unaza e saj kushtonte 3 milion dollarë dhe u kritikua për cmimin pasi me aq para mund të paguheshin programet që presidenti Trump I shkurtoi nga buxheti.
Fustani Delposo.
Në shtator të 2017 Trump bëri një mbledhje me gratë e United Nations mbi luftimin e krimit kibernetik dhe rrëmbimin e fëmijëve por, pak më pas njerëzit vërejtën fustanin luksoz Delposo 2.950 dollarë të Melania Trump që binte në kontradiktë me thënien “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë I uritur.”
Kostumi i bardhë.
Në takimin e parë të Trump-it në adresën e unionit në janar të 2018 Melania mbante veshur një kostum të bardhë nga dior. Natyrisht që zërat thonë se veshja ishte një ‘dremitje’ e qetë për të dyja Hillary Clinton- e cila kishte një stil të ngjashëm para dhe pas fushatës së saj dhe gruas Demokratike që u vesh me të bardha mbi lëvizjen e të drejtave të gruas.
Velloja e vatikanit.
Gjatë një takimi me Papa Françeskun në maj të 2017 Melania ishte veshur e gjitha me të zeza dhe me një vello që I mbulonte kokën. Kjo lëvizje u vu në pikëpyetje pasi një ditë më parë në një takim me princin e Arabisë Saudite ajo nuk e kishte mbuluar kokën.
Xhaketa Dolce & Gabbana
Në Maj të 2017-ës Melania veshi një xhaketë Dolce & Gabbana gjatë vizitës në Siçili që kushtonte 51.000 $ e cila u kritikua shumë për çmimin e saj.
Kapelja FLOTUS
Në Gusht të 2017-ës njërëzit e tallën Melanian kur u duk sikur kishte krijuar një tërheqje për dashurinë e bashkëshortit të saj për tregëtinë dhe veshi një kapele bejzbolli që lexonte “FLOTUS”.
Këmisha e kopështarisë Balmain
Në shtator të 2017-ës, Melania tërhioqi vëmendjen për zgjedhjen e saj të një këmishe kopështarie Balmain me vlerë 1380 $. Sigurisht që ajo u përfol shumë për këmishën të cilën e veshi për të korrur perimet në kopështin e shtëpisë së bardhë më djemtë dhe vajzat e Club of Greater Washington.
Takat e zeza
Në Gusht të 2017-ës Donald dhe Melania Trump shkuan në Teksas pas Uraganit Harvey. Fotot e tyre treguan Melanian e cila dukej e veshur ‘casual’ me një xhaketë të gjelbër, këmishë të zezë dhe taka të larta të zeza që u bënë tema e diskutimit. Në Twitter u komentua pafund se në vend që të shqetësoheshin për vikimat e uraganit zonja e parë ishte më e shqetësuar për pamjen e saj të jashtme.
Xhaketa Zara
Kur udhëtoi në Teksas në një vizitë të papritur në një strehë për fëmijët e ndarë nga prindërit në kufirin Amerikan në Qershor të 2018-ës Melania mbante veshur një xhaketë Zara që shkruante: “I Really Don’t Care, Do you?” shumë persona u shqetësuan nga kjo situatë dhe u shkaktua një debat I zjarrtë online.