“Shiko kush luan” në Top Chanel dhe “Mos i fol shoferit” në Ora News janë dy programet që ndeshen “kokë më kokë” të shtunave mbrëma.
Punatat e radhës janë lajmëruar nga të zonjat e shtëpisë, Luana Vjollca dhe Rudina Dembacaj në llogaritë e tyre në instagram dhe krahas orarit të njëjtë që moderatoret do tē shfaqen në ekranet përkatës; këtë të shtunë ato do të jenë të veshura njësoj. Rastësia ka dashur që bjondja e Top Channel dhe brunia e Ora News të zgjedhin për puntatën e sotme të njëjtin fustan. Fustani-golf në ngjyrë të zezë e me xixa do ta shohim tek të dyja vajzat e ekranit.
Ndryshimi i vetëm është se Rudina ka preferuar versionin e shkurtër të fustanit, ndërsa Luana ka preferuar një gjatësi deri tek kyçi i këmbës por me një të çarë të thellë anash, deri lart mbi kofshë.