Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë prindër të një djali 3-vjeçar, por që duket se dëshira në familjen e ish-kapitenit të Kombëtares është që ata të bëjnë edhe një fëmijë të dytë. I ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel “Wake Up”, Loriku rrëfeu se ai dhe Monica duan shumë që Bojkenin ta bëjnë me një vëlla ose motër, madje ata kanë gjetur që tani edhe emrin.
“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Në fakt Monica do vajzë dhe emrin ja ka ngjetur që tani, do që ta quaj Enkelejda”: u shpreh Cana gjatë intervistës, duke mos u treguar aspak supersticioz për të mbajtur të fshehtë emrin e pjestarit të ri që ende nuk është ngjizur.

Celebrity
Redon Makashi: Nuk i ndjek këngëtarucet







Celebrity
Ata kanë Chrissy-n ne kemi Eminën!







Celebrity
Brenda festës së ditëlindjes së Joelit!




