Teksa lundron nëpër faqet e personazheve VIP këtë të diel takon detin, malin, pajtat e larmishme, ndonjë film në ekran, pra çdo gjë që lidhet me çlodhjen, kënaqësinë dhe relaksin! Pas një jave pune është mëse e merituar në mos fundjava, të paktën një ditë e tillë! Ndaj surprizuese është kur gjen të kundërtën!
Një e diel dedikuar plotësisht punës! Kështu ka ndodhur me prezantuesen e ëmbël Balina Bodinaku, e cila për ata që nuk e dinë impenjimin kryesor ka një tjetër, atë si drejtore marketingu dhe marrëdhënie me publikun në një bankë private në vend. Pikërisht Balina ka qenë pranë bankës, ku punon prej 6 vitesh, e cila ndërroi emër pas blerjes se saj 2 muaj më parë në Abi Bank! Në Story-n e postuar nga vajza që di t’i bëjë mirë të gjitha dëshmohet pikërisht një moment nga dita e sotme!