Victoria Beckham njihet për kujdesin e treguar ndaj vetes, e dietën e saj ushqimore e kemi zbuluar pak kohë më parë. Mes vakteve të shëndetshme me përmbajtje pule e salmoni, dizanjerja ka deklaruar shpesh edhe dashurinë për aktivitetin fizik. Që të qendrojë në formë të përkryer, natyrisht nevojitet një punë intensive me kohë të plotë, që ndër të tjera kërkon dhe shumë motivim!
‘Çdo mëngjes, vrapoj plot tre milje, dhe më pas stërvitem për një orë me trajnerin personal, që më jep ca minuta pushim sa të shkoj në kuzhinë për t’i përgatitur Romeos purenë me avokado’, ka deklaruar Beckham për Vogue hollandeze, për të zbuluar më tej se mëngjesi i fëmijëve është gati sapo ata dalin nga dhomat e tyre. Kjo nuk është e gjitha, pasi Victoria është parë shpesh të ushtrojë disa orë me biçikletë në palestër sëbashku me familjen, dhe njësoj si në të shkuarën, ajo e pranon se i duhet punë kolosale për mbajtjen e një fiziku si ai që gëzon dhe sot. Beckham shprehet se stërvitet inntensivisht gjashtë apo shtatë ditë në javë, alternuar kjo me dietën e pasur në fruta dhe bazë peshku.
Aspak e lehtë, apo jo?