KreuCelebrity

Festojnë përvjetorin, surpriza e burrit për Afërdita Dreshajn është dëshira e çdo vajze

Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj feston ditën e sotme 5 vjetorin e ditës kur ka njohur dashurinë e saj të jetës, atë që vetëm 3 muaj më parë do të bëhej bashkëshorti i saj. Kjo datë e rëndësishme nuk ka kaluar pa u vënë re nga partneri i modeles, i cili ka zgjedhur ta surprizojë atë mëngjesin e sotëm.

Sapo është zgjuar, Dreshaj ka gjetur në krevat një buqetë me trëndafila të kuq dhe nuk ka nguruar ta ndajë gëzimin e saj me 276 mijë ndjekësit në Instagram. “Sot, 5 vite më parë, takova bashkëshortin tim”- shkruan Afërdita teksa pozon me rrobdëshambër në krevat duke shprehur sigurisht edhe dashurinë e saj për lojtarin çek të hokejt, Jakub Kindl.

Dreshaj dhe Kindl celebruan historinë e tyre të dashurisë më 30 qershor të këtij viti në një cermeoni përralore zhvilluar në Miami, ShBA.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF