KreuCelebrity

Rihanna sapo u emërua në një post qeveritar në Barbados!

Rihanna është këngëtare, stiliste,artiste makijazhi,aktore dhe filantropiste por përsëri në listës së saj të gjatë dhe impresionuese po I shtohet një punë tjetër. Ririt I është caktuar një post I ri në vendlindjen e saj Barbados. Ajo tashmë është ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë’ me përgjegjësi specifike për të promovuar turizmin, edukimin dhe investimet në ishull, njoftoi qeveria e Barbadosit. Por duhet kujtuar se që prej vitit 2008 Rihanna ka qenë një nga ambasadoret e kulturës së Barbadosit.

‘Nuk mund të isha më krenare që mora një titull kaq prestigjoz në vendlindjen tim,’ tha Rihanna. Çdo banor I Barbadosit do të luajë një rol thelbësor në këtë përpjekje dhe unë jam gati dhe shumë e emocionuar për të marrë përgjegjësitë e plota. Mezi po pres që të punoj me Kryeministren Mottley dhe skuadrën e saj për imazhin e Barbados-it.’

Kryeministrja e Barbadosit Mia Amor Mottey shpjegoi se ishte puna dhe dashuria e Rihannës për vendin e saj që çoi në këtë post. ‘Dashuria e madhe e Rihannës për këtë vend reflektohet në filantropinë e saj sidomon në shëndetësi dhe edukim. Ajo madje ka treguar patriotizëm dhe vazhdon ta quajë këtë ishull si shtëpinë e saj. Ajo ka treguar se përtej suksesit si këngëtare ajo është shumë krijuese edhe në biznes prandaj ne e inkurajuam atë të luajë një rol më thelbësor në transformimin e Barbadosit.’

Burimi/ELLE

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF