KreuCelebrity

Brooklyn Beckham ndan një foto ‘topless’ të nënës së tij Viktoria pas triumfit të saj në Javën e modës në Londër!

U zbulua muajin e kaluar se nëna e tij Victoria e kishte punësuar atë për të fotografuar linjën e saj të re të rrobave dhe Brooklyn Beckham përsëri mori kamerën e tij dhe shkrepi një foto të nënës së tij që dukej topless por në fakt nëse e vëren me kujdes duket që ajo mban veshur një bluzë ngjyrë nude.

Brooklyn e postoi foton në instagramin e tij që të uronte 44 vjeçaren për debutin e saj në javën e modës në Londër në Mayfair Galeri Thadeeaeus Ropac. Ish anëtarja e Spice girls dukej e relaksuar në foto ndërsa pozonte veshur vetëm me pantallona dhe një peshqir që e mbante përpara për të mbuluar kraharorin. Pavarësisht faktit se Brooklyn e la kursin e fotografisë ai përsëri duket se e pëlqen shumë atë. Ai hodhi foton e nënës së tij në instagram me mbishkrimin: “Të lumtë mami për një tjetër shfaqje të suksesshme mode.”

Brooklyn iu bashkua babait të tij David, 43 dhe vëllezërve tyë tij; Romeo, 16, Cruz, 13 dhe Harper, 7 të Dielën për të parë koleksionin e nënës së tij. Ky ishte një moment krenar për Viktorian dhe familjen e saj e cila ndau edhe në instagramin e saj një foto të një buqete me trëndafila të kuq dhuratë nga familja e saj ku shkruhej: “Urime, jemi shumë krenarë për ty. Të duam David, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper xxx.”

David në rrjetin e tij social ndau një video të shkurtër kur Viktoria ecte drejt tyre dhe I takonte pas sfilatës.

Viktoria ka një konsideratë të lartë mbi aftësitë e Brooklyn si fotograf dhe projekti I tij I madh ishte të fotografonte koleksionin e saj me Reebook, të quajtur Merch Collection, më herët këtë verë.

Një burim afër familjes Beckham tha: “Fakti që Brooklyn do të jetë fotografi I kësaj fushate ka bërë që industria e modës të jetë gjithë sy e veshë pasi ai është akoma shumë I rid he pa eksperiencë, por Viktoria nuk do t’ja dijë pasi është një eksperiencë fantastike për të. Për Viktorian është një ëndërr fakti që Brooklyn doi të punojë me të. Ajo I beson atij dhe I pëlqen fakti që është I ri. Ajo I kërkon vazhdimisht mendim atij rreth stilimeve dhe prezantimit të tyre.’

Viktoria madje foli për Brooklyn në instagramin e saj dhe për faktin se ishte shumë krenare që do ta shihte koleksionin përmes syve të tij.’ Vitin e kaluar Brooklyn publikoi një libër As I See It, me foto që ishin bërë gjatë gjithë jetës së tij ndërsa shtatorin e kaluar filloi një kurs 4 vjeçar fotografie në Parsons School of Design në New York por e la pasi e merrte malli për shtëpinë.

Burimi/Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF