KreuCelebrity

Beyonce shkëlqen me pesë veshje të ndryshme në përformancën e saj në Hjuston,Teksas përkrah Jay Z!

Turit ‘On the Run Tour II’ të Beyonce dhe bashkëshortit të saj po i vjen fundi dhe një nga ndalesat e saj ishte edhe vendlindja e saj Hjuston, Teksas, ku këngëtarja postoi një sërë fotosh të ndryshme nga koncerti I ditës së shtunë. Bukuroshja 36 vjeçare dukej si një diva e vërtetë nga koka te këmbët.

Duke guxuar për të lënë një përshtypje këngëtarja dikur pjesë e grupit Destiny’s Child shkëlqente veshur me një fustan jeshil me xixa që I tregonte figurën e saj të mrekullueshme . në katër Shtator Beyonce ndau në rrjetet e saj sociale një letër për të gjithë fansat e saj meqënëse ishte edhe ditëlindja e saj ku albumi I fotove ishte titulluar ‘Your B**** at 36’.

‘Në moshën 36 vjeçare u bëra nënë e tre fëmijeve. Ushqej me gji binjakë. Rinovova betimet e dasmës time me bashkëshortin tim pas dhjetë vjetësh martesë.’

‘U ktheva në skenën e Coachella pas shtatzanisë, më pas unë dhe bashkëshorti im nxorrëm në treg albumin tonë, ‘Everything is Love’ dhe kemi organizuar një tur bashkë me familjen tonë rreth e rrotull botës dhe po e adhurojmë,’ shkroi ajo.

‘Ky vit ka qenë I paharrueshëm për mua. Falenderoj zotin për çdo gjë në jetën time. Faleminderit për të gjithë pozitivitetin dhe urimet e mrekullueshme për ditëlindje. Mezi pop res që të mësoj nga e shkuara ime, të jetoj të tashmen dhe ti dorëzohem së ardhmës. B’

Beyonce dhe Jay Z janë martuar sëbashku në vitin 2008 dhe kanë sëbashku tre fëmijë: Blue Ivy gjashtë vjeçe dhe binjakët Rumi dhe Sir, një vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF