Për publikun e gjerë ata njihen si Princ Harry dhe Meghan Markle por për ndihmësit mbretërorë dhe truprojat e tyre ata njihen si ‘David Stevens’ dhe ‘Davina Scott’.
Është zbuluar se çifteve të famshëm gjithnjë u jepen emra alternativë – kode secrete emrat që fillojë me inicialet e titullit të tyre mbretëror, ‘DS’, Duka dhe Dukesha e Sussex, për të parandaluar që një informacion rreth tyre të bjerë në duart e gabuara.
Sa për Princ Willamin dhe Kate Midlleton, çifti ka emrat secret, ‘Danny Collins’ dhe ‘Daphne Clark’. Inicialet ‘DC’ në emrat e të dyve janë sigurisht si rrjedhim i titullit të tyre mbretëror, Duka i Cambridge dhe Dukesha e Cambridge. ‘Nëse dikujt i bie në dorë një telefon që i përket një ndihmësi apo truproje mbretërore ata nuk do të gjejnë emrat Harry Ëindsor apo Meghan në të,’ tha një burim duke shtuar, ‘është shumë e rrezikshme nëse ky informacion bie në duart e gabuara. Ata kanë vërtet emra të koduar por ata ndryshohen shpesh për arsye që sigurisht dihen.’ Emrat e koduar u zbuluan një një eveniment kur një nga ndihmësit e Harry i tha një punëtori se dikush po përpiqej ta kontaktone. Kur punëtori nuk pa emrin e Princit Harry në telefon, konfuz pyeti pse personi në fjalë donte të fliste me të. Imagjinoni kur dëgjoi emrin e Harryt nga ana tjetër e telefonit.
Ndërsa nga truprojat dhe ndihëmsit e tyre pjestarët e familjes mbretërore njihen me emra sekretë, në jetën private ata kanë nofkat e tyre me të cilat thërasin njëri-tjerin.
Kate Middleton dhe Princi William I rreferohen njëri-tjetrit si ‘darling’dhe ‘Babe’, ndërsa Meghan u dëgjua kohët e fundit duke e thërritur Harryn ‘My love’.
Burimi/Dailymail



















