Klaudia Pepa është tejet aktive në instgram dhe shpesh është bërë objekt bisede për fotot e ndryshme që ajo poston. Në fakt edhe postimi I fundit I saj nui mbeti pa u komentuar dhe shkak u bë vendi romantic Paris, përballë louvre ku balerina shqiptare duket se po shijon një darkë me dikë.
Edhe pse në foto ajo ka dalë e vetme, fansatu bënë shumë kuriozë për të mësuar se cili ishte shoqëruesi i saj, duke aluduar se Klaudia mund të jetë duke kaluar një darkë romantike me një mashkull. Por Pepa i ka ‘qetësuar’ të gjithë duke I thënë së shoqëruesja e saj në atë darkë është e motra e cila festoon 20-vjetorin e lindjes.
Mesa duket ende asgjë e re në horizont për Klaudian. Balerina e njohur prej 3 vitesh po zhvillon karrierën e saj në shtetin fqinj Itali, ndërsa në sferën personale, që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti Albi Nako, Klaudia nuk ka bërë publike asgjë të re.



















