KreuCelebrity

Alec Baldwin konfirmon se mbesa e tij Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë martuar me të vërtetë!

Alec Baldwin mori pjesë në Emmy mbrëmjen e kaluar dhe shumë rastësisht iu përgjigj pyetjes nëse mbesa e tij Hailey dhe i fejuari i saj Justin Bieber javën e kaluar thjesht morrën liçencën e martesës apo ishin martuar. Ata janë burrë dhe grua tashmë, tha ai për Access në tapetin e kuq. “Ata shkuan dhe u martuan dhe nuk e kuptoj ku qëndron problem!” tha Alec.

Hailey i mohoi zërat se ajo dhe Bieber u martuan javën e kaluar por e fshiu postimin menjëherë pasi People raportoi se ata kishin bërë celebrimin pra legalisht ata janë burrë e grua por që Hailey nuk e konsideron veten të martuar derisa të kryhet ceremonia fetare.

Burimi/ELLE

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF