I shtrirë në shtratin e spitalit në Genova, 6-vjeçari Aldo Skeja dëgjon vetëm muzikë shqiptare nga këngëtarja e tij e preferuar Arinda Gjoni. E teksa lufton me sëmundjen që e ka kufizuar krejtësisht në të folur e në të ecur, i vogli kishte vetëm një ëndërr; të takonte idhullin e tij.
E ftuar në programin ‘Rudina’ këtë të martë, këngëtarja ka rrëfyer se me të dëgjuar historinë e vogëlushit, ajo ka flutuar drejt Italisë për të takuar fansin e saj special.
“Kur pashë videon m’u këput shpirti, nuk e mendova dy herë dhe u nisa për ta takuar. Babai i Aldos kur më pa filloi të qajë dhe fillimisht ata kishin dyshim e nëse I vogli do më njihte, por ai më njohu dhe sapo më pa më përqafoi fort. Ai tashmë ka kryer operacionin në shtyllën kurrizore dhe mjekët I kanë dhënë shpresë”; ka treguar e emocionuar Arinda.



















