KreuCelebrity

Gisele Bundchen rrëfen pasojat e rënda që i la ndarja nga Leo DiCaprio

Supermodeja e famshme ka shkruar një libër për jetën e saj, ku sigurisht mes rreshtash ka përfshirë edhe historinë e saj të dashurisë me Leonardo DiCaprio. Në një intervistë për People Gisele Bundchen rrëfeu se ndarjen nga aktori ajo e ka përjetuar në mënyrë të tmerrshme; alkooli, paniku, depresioni e madje deri edhe mendimet për vetëvrasje e kanë shoqëruar modelen atë peridhiudhë të vështirë të jetës së saj. 38-vjeçarja ka pranuar se ka kërkuar ndihmën e disa doktorëve për të kaluar gjëndjen në të cilën ndodhej.

Sa i përket marrëdhënies që ylli i pasarelave ka sot me ish-in e saj, ajo është shprehur: “Sot kemi një marrëdhënie shumë të mirë, jemi miq të mirë. Atë kohë ishim shumë të rinj dhe nuk funksionoi. Cilido që hyn në jetën tonë është si një mësues që na mëson diçka”.

Gisele dhe Leonardo patën një lidhje dashurie prej vitit 2000 deri në vitin 2005.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF