Ndërkohë që Jennifer Lopez vijon turneun nëpër botë, ka gjetur pak kohë për të postuar në Instagram një foto të saj pas 15 koncerteve. Nëse mendoni se bëhet fjalë për një portret të lodhur, për shkak të orvatjeve nga njëri shtet në tjetrin, e nga njëra skenë në tjetrën, gaboheni plotësisht. Ylli latin jo vetëm që nuk duket e lodhur, por muskujt e saj në foton e postuar e kanë bërë atë me të drejtë të ndihet një supergrua.
“Ndjehem një supergrua pas shfaqjes sonte. Kur e nisa këtë tur mendova 15 koncerte për 27 ditë është shumë por I kam bërë një premtim vetes time që në vend që të më mposhtë më ka bërë më të forte deri në fund. Unë do të punoj dhe do të jem në formën më të mirë të jetës time. Gjatë turneut kam ndalur ku të mudesha dhe jam stërvitur…”; ka shkruar J.Lo në postimin e saj në rrjetin social. Kujtojë që Lopez është drejt vitit të 50-të të jetës së saj.
Eh, ç’mund të themi.