“Jo vetëm modë” hap sot siparin e një sezoni të ri. Krejtësisht i reformatuar e me një zonjë të re shtëpie, ky program me gjasë do të na gozhdojë para ekranit të Tv Klan të shtunave pasdite! Orinda Huta në cilësinë e autores dhe moderatores së “JVM” sapo ndau me ne emocionet e përjetimet vetëm pak minuta para se ajo të shfaqet në ekran!…Çfarë do t’i sjelli biondja sykaltër këtij formati, cili nga versionet e mëparshme i ka pëlqyer më shumë, si po e përjeton çifti debutimin e tyre të parë në Tv Klan; Orinda i ka rrëfyer të gjitha më poshtë…
1. Nis sot programi “Jo vetëm mode”. Përveç Orindës çfarë do kemi të re këte sezon?
Besoj që të reja do ketë në çdo javë të këtij sezoni. “Jo vetëm modë” do jetë një zbulim i vazhdueshëm i gjjthçkaje të bukur që na rrethon! Unë si autore bashkë me stafin kemi menduar ta rikonceptojme programin në një formë që uroj ti pëlqejë edhe publikut.
2. Sezonet e kaluara i ke ndjekur? Cili version të ka pëlqyer më shumë; ai i Floriana Garos apo Nevina Shtyllës?
E vetmja gjë që kanë pasur të përbashkët ka qenë vetëm emri! Përmbajtja ka qenë totalisht e ndryshme ndaj s’besoj qe mund te krahasohen. Shijet e mia preferoj mos t’i bëj publike! Gocat janë të dyja shumë të mira.
3. Për çfarë publiku do të jetë “Jo vetëm modë”?
Për publikun e TV KLAN!
4. Orinda pas shumë vitesh në Vizin Plus tashmë ti shfaqesh në një tjetër logo! Si e përjetove këtë kalim?
Me ndjesinë që duhet ta kisha bërë më parë!
5. Sot ti dhe Turi debutoni për herë të parë në Tv Klan! Çfarë përjetimesh mund të ndash me ne?
Emocioni është i madh! Është kënaqësi dhe nder të jesh pjesë e nje institucioni kaq të fuqishëm. Shpresoj vetëm qe të na ecë mbarë!