Të gjithë ja dimë të mirat që ka përdorimi i biçikletës, por shumë pak prej nesh e përdorin. Evitimi i trafikut, mbajtja e trupit në formë, evitimi i ndotjes së mjedisit; për të mos harruar edhe shpejtësinë me të cilën mund të mbarojmë disa punë me anë të biçikletës janë disa arsye bindëse për ta kthyer këtë mjet transporti në tejet të domodoshëm! Duket se së fundmi, disa prej vajzave të njohura të ekranit ‘i kanë rënë lapsit’ dhe kanë filluar të hipin mbi biçikletë! Ose të paktën këtë na kanë lënë të kuptojmë fotot e postuara prej tyre në instagram.
Që nga Elvana Gjata, e deri tek moderatorja simpatike Dojna Mema, por dhe të tjera kanë preferuar të na përshëndesin virtualisht hipur mbi biçikletë…
Apo mos është thjesht një trend instagrami?! Këtë nuk e dimë, ama le të mos harrojmë që një femër mbi biçikletë, ndër të tjera ngjan edhe sensuale! Ndaj nëse dëgjoni një zile biçiklete pas jush hapni rrugën; mund të jetë Elvana, Alketa, Dojna, Oriela, Anjeza, Fatma apo edhe të tjera…