Gjatë gjithë kësaj vere ajo ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme të botës; kudo ku ka shqiptar. Ashtu siç jemi njohur më parë Klea Huta do të sjellë në ekranin e Top Channel; prurjen më të re të këtij televizioni; programin “Top of the Top”.
Emrat e njohur të artit, modës, sportit etj që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë kanë rrëfyer për moderatoren bukuroshe jetën e tyre përtej kufijve! Mesa duket “Top of the Top” nuk do të ketë një fashë orari enkas për të, por do të vijë si rubrikë e programit të së dielës në Top Channel, që këtë vit do të jetë nën moderimin e Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarin. Organizatorët e “E diell” kanë menduar që orari i Kleas të jetë kokë më kokë me atë të Eni Çobanit me rubrikën e saj “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan!
Duke patur parasysh që juristja Çobani ka krijuar shikuesit e saj besnike që janë të shumtë, duket se Top Channel ka përdorur si “kalë beteje” bukuroshen Huta për të sfiduar ekranin konkurrent!
Si do shkojë ‘gara’ mbetet për t’u parë.