KreuCelebrity

Flaka Krelani rrëfen makthin e tmerrshëm që ka kaluar gjatë pushimeve!

Ajo që ishte menduar si një ditë relaksi për pak sa nuk është kthyer në tragjedi për këngëtaren Flaka Krelani. Në një ditë pushimi në bregdet Flaka ka menduar të bëjë një hedhje duke u zhytur por ajo nuk e kishte parë gurin e madh që ishte nen ujë. Në një intervistë për Prive, ajo rrëfeu se ka goditur gurin me shumë forcë me kokë dhe me gjoks. Goditja ishte aq e fortë sa për një moment këngëtarja kishte menduar më të keqen!

“Një moment mendova se vdiqa, shkova. Por kur zbrita nën ujë me gjoks kuptova se isha gjallë. Ka qenë e tmerrshme edhe sa herë e kujtoj prekem shumë. Them si kam mundur të shpëtoj, akoma i them Zotit falemiderit që me ka shpetuar sepse kam parë vdekjen me sy, e kam rilindur për së dyti”; përfundoi rrëfimin e saj Krelani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF