Këtë fundjavë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali.
Sot me anë të një postimi në instagramin e tij Erion Veliaj ndau me të gjithë ndjekësit e tij foton e parë me djalin e tij që përmes një dedikimi i zbuloi edhe emrin.
Mesa duket dy prindërit e rinj kanë vendosur ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Kajan.
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa lidhën kurorë në 6 Shtator të 2014 dhe pas 4 vitesh u bekuan me djalin e tyre të parë.