KreuCelebrity

Emri i rubrikës së Besit, Erjonit dhe Olsit paska një kuptim që as na kishte shkuar mendja!

Këtë të dielë programi “E diela shqiptare” ndezi motorët e sezonit të ri. Risia e spektaklit të së dielës në Tv Klan ashtu siç është thënë gjatë javëve të fundit; ka qenë rubrika “BE Caffee” e tre aktorëve të humorit, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

Me të dëgjuar për herë të parë emrin e rubrikës, të gjithë ne menduam se “BE” me siguri do të kishte të bënte e me inicialet e Besit dhe Erionit; por jo duket se e paskemi patur krejtësisht gabim. Do të duhej të prisnim puntatën e parë të “BE caffee” që të njiheshim edhe me kuptimin e vërtetë të kêtij emri.

Aktorët gjatë fillimit të minutazhit të tyre treguan se “BE” do të kuptohet si Bashkimi Europian duke qenë se të gjithë duam të anëtarësohemi në Europe; ndërsa “caffee” pavarësisht se është e shkruar në gjuhë të huaj, sipas autorëve në të vërtetë ky term na përfaqëson tërësisht ne shqiptarëve, duke qenë se në kafe ne zgjidhim të bëjmë çdo bisesë pune, dashurie, gëzimi, halli, shqetësimi e hidhërimi; pra në kafe për gjithçka e me këdo!


Ja pra dhe enigmën e “BE caffee” e zbuluam!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF