KreuCelebrity

Ja mesazhet sekrete që përmbajnë kostumet ikonikë të Kim Kardashian sipas një psikologu!

Edhe pse veshja e përditshme tregon shumë për ne si individë, për vlerat dhe imazhin tonë përsëri kostumet e Hallouinit na tregojnë më shumë gjëra sipas instruktores së psikologjisë së modës Daënn Karen, themeluese e Fashion Psychology Institute që ofron kurse online për këtë temë. ‘Hallouini ka të bëjë me diçka që dëshiron të jesh çdo ditë të jetës tënde, dhe kostumet tregojnë më shumë për nënvetëdijen tënde,’ thotë Kareën. Këto teori janë aplikuar në disa prej kostumeve të Halluinit të Kim Kardashian ku shihet një anë tjetër e saj. Kostumet e saj tregojnë thellësinë e dualitetit të personalitetit të saj.

2008: Wonder Woman

“Jam po aq e fortë dhe e pushtetshme sa një burrë.”

Shumë njerëz e lidhin Kim Kardashian me bukurinë, jo forcën dhe inteligjencën, shpjegon Karen. “Ëonder Ëoman ka të gjitha cilësitë e Superman por me joshje femërore,” thotë ajo për kostumin e Kim. “Ky kostum paaqet fuqinë e gruas.” Karen thotë se kjo zgjedhje reflekton dëshirën e nënvetëdijes së yllit të reality për të qenë një femër model për tu ndjekur nga femrat e tjera.

2009: Vitet 1920

“Nuk më interesojnë rregullat”

Në kontekstin e konservizmit të 1920-ës, Kim mishëron rebelimin e atyre viteve me pamjen e saj.

2010: Kësulëkuqja

“Nuk i besoj askujt”

‘Tema e historisë së kësulëkuqes është të mos I besosh të huajve,’ thotë Karen, por duhet të theksojmë edhe se ngjyra e kuqe në psikologji përdoret për të tërhequr gjininë e kundërt dhe prezanton seksualitetin, fuqinë dhe agresionin.

2010: Mbretëresha e zemrave

“Kam nevojë për siguri”

Mbretëresha e zemrave, thotë Karen, është sinonim I bukurisë, magnetizmit dhe idealizmit por disa lexues të letrave tarot e quajnë si një vajzë të adhuruar dhe motër të domosdoshme. Motrat Kardashian janë gjithnjë duke konkuruar me njëra tjetrën dhe pyesin nënën e tyre se kush është e preferuara e saj. Një version tjetër është se shumë amerikanë i konsiderojnë Kardashianët si versioni amerikan I familjes mbretërore dhe prandaj ajo mban një kurorë dhe skeptër. 

2011: Dredhka helmuese (Poison Ivy)

“Negativiteti nuk më shqetëson”

Personazhi i Batman Dredhka Helmuese (Poison Ivy) ka superfuqi imunitetin- rastësi? Karen nuk mendon kështu. Ajo e sheh mesazhin që përcjell kostumi I Kim si “jam immune ndaj idiotësirave.”

2012: Gruaja mace (Catwoman)

“Unë udhëheq botën”

Gruaja mace, thotë Karen, është manipuluese dhe dredharake, ndërsa interpretimi i Kim e veshur kokë e këmbë në lëkurë të zezë i jep asaj një ndjenjë dominante. Duket sikur ajo po përpiqet të dominojë konkurrentët e saj.

2014: Skeleti

“Edhe unë jam njeri”

Vetëm me kocka, pa tualet, flokë dhe rroba që e dallojnë Kim ajo tregon se edhe ajo lëndohet.

2017: Selena Quintanilla

“Jam mbretëreshë”

Ky kostum nuk u pëlqeu shumë fansave më të zjarrtë të Selenës: Ata vunë në pikëpyetje të drejtën e Kim për të prezantuar këngëtaren e cila konsiderohej si mbretëresha e muzikës Tejano para se të mbetëj e vrarë nga një plumb në moshën 23 vjeçare. Karen thotë se zgjedhja e kostumit të Kim në njëfarë mënyre është një zmadhim i figurës së saj pasi e sheh veten shumë lart por mund të jetë edhe një homazh për Selenën.

Burimi/Cosmopolitan

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF