Ajo u bë nënë për herë të parë më 27 gusht të këtij viti. Adelina Tahiri dhe bashkëshorti mirëpritën djalin Jon duke përjetuar ndjenjën e bukur të të qenit prindër.
Ndonëse mami Adelina ende nuk na ka njohur me portretin e të birit, pasi me siguri ajo mendon se është ende herët që vogëlushi të bëhet publik, një faqe në instagram ka postuar një foto këngëtares sëbashku me Jonin. Megjithatë fytyra e vogëlushit është e mbuluar nga një palë syze ’emoji’ duke bërë që të mos duket i qartë portreti.