KreuCelebrity

Pas lajmit të shtatzënisë, Meghan ka gati një dhuratë për beben!

Vetëm pak orë më parë ata bënë publik lajmin se në pranverën e 2019-ës do të bëhen prindër për herë të parë. Meghan Markle dhe Princ Harry janë tejet të emocionuar për pritjen e ëmbël, ndërsa aktualisht kanë flutuar drejt Australisë për turin e tyre të parë botëror. Mami në pritje duket se e ka gati dhuratën për bebin që pritet të vijë, nëse ajo do të jetë vajzë.

Në një intervistë në vitin 2015, kur Dukesha e Sussex sapo kishte nisur të dilte me Harryn ajo është shprehur se ka një orë Cartier të cilën do t’ja dhurojë një ditë së bijës. Aksesori klasik ka një çmim prej 5000 paund, të cilën ish-aktorja ka bërë dhuartë vetes në mbyllje të sezonit të tretë të “Suits”.

Megjithatë ende nuk dihet gjinia e bebes së familjes mbretërore dhe mundësitë janë që publiku do të njihet me këtë lajm vetëm në pranverë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF