Në programin e Rudinës pasditen e së enjtes ishte i ftuar një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar. Mentor Haziri foli për koncertin recital që do të mbajë në Tiranë më 28 tetor, e ndërkohë rrëfeu edhe një episod të dhimbshëm gjatë luftës në Kosovë.
Mentori tregoi se gjatë bombardimeve, rreth 500 persona të fshatit ku ai dhe familja e tij kishin shkuar për t’u shpëtuar serbëve, janë nisur në mëngjes herët drejt malit, por forcat serbe i kanë kapur dhe i kanë plaçkitur. Pasi i kanë ndarë gratë veç e burrat vêç, ushtarët serbë prisnin urdhër për t’i vrarë të gjithë kosovarët.
“Lutesha të vdisja i pari, që të mos shihja se çfarë do të ndodhte. Duke qenë se ishim 500 veta ata nuk na vranë sepse do të ishte masakër e madhe, por na zbritën në autostradë ku mua më hipën në një tren, duke më ndarë nga familja ime. Unë shkova në Maqedoni dhe deri kur është çliruar Kosova unë nuk e kam parë familjen”: ka rrëfyer Haziri episodin e dhimshëm të luftës së përgjashme në Kosovë.