KreuCelebrity

Alfio ankohet për trafikun, por s’e kishte idenë se ç’dhuratë kishte përgatitur Fatma!

Ka vetëm pak ditë që e bënë publike lidhjen e tyre, dhe ata janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Shefi i kuzhinës Alfio dhe moderatorja Fatma pasi shijuan lidhjen e tyre 2-vjeçare në fshehtësi të plotë, të dashuruarit tani shfaqin herë pas here të çliruar ndjenjat ndaj njëri tjetrit. Në instastoryn e saj bukuroshja e Intv postoi një video në të cilën shihej partneri teksa ankohej për trafikun, por ai as që e kishte idenë se çfarë surprizte e priste ndërsa shfrynte i mërzitur.

Pasi kanë mbërritur në destinacion Fatma i ka ‘prezantuar’ Alfios dhuratën që ajo i kishte blerë. Një motor i paketuar me fjongo të kuqe, ishte gati dhe priste që shefi I kuzhinës ta bënte të tijin. Mesa duket motorrët janë pasioni i Alfios ndaj dhe dhurata e bërë nga njeriu i zemrës, e ka kënaqur pa fund.

“Skam faj unë që të thërras drita e syve të mi. I love you”; shkroi Rrotani nën foton e publikuar në instagramin e tij, teksa ai është njohur me surprizën.

Ajo i dhuroi një motorr, ai i tha ‘drita e syve të mi’….Çfarë mund të kete më romantike se kaq?!!!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF