Pak javë më parë ajo festoi ditëlindjen e djali të saj të parë Artur. Por për çudinë tonë Iva Mera ndërkohë paska qenë në javët e fundit të shtatzënisë së dytë. Moderatorja ka përjetuar sërish ndjesinë e të bërit prind, pasi ka mirëpritur të dielën e 21 tetorit djalin e saj të dytë të cilin e ka quajtur Amar. Prezantuesja e “Më i miri në vend” në Digitalb është treguar përherë diskrete me jetën e saj private, ndaj shtatzëninë e dytë ajo e ka mbajtur për vete duke na surprizuar me të renë e bukur në familjen e saj.
Sa i përket karrierës bukuroshja ka krahas ekranit të cilit i kthehet herë pas here, ajo provoi edhe profesionin e zëdhënëses së një skuadre sportive. Rikthimin në ekran të Merës nuk e dimë, pasi për momentin me siguri për disa kohë ajo do të shijojë ‘profesionin’ e bukur të të qenit mami i dy çunave.