KreuCelebrity

Së shpejti! Një emision i ri në Top Channel. Prezantuesi? E njihni të gjithë

Në Top Channel do të nis së shpejti një emision i ri, drejtim i të cilit i është besuar moderatorit të emisionit të paradites “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliut. Lajmin e ka konfirmuar në një prononcim për revistën “Who” vetë protagonisti i cili ka treguar se emisioni do të titullohet “Dita e parë e punës’ dhe është një format i ri televiziv që do të nisë shumë shpejt në ‘Top Channel dhe do të bazohet në kamera të fshehta.

“Ne ndjekim në ditën e parë të punës një personazh i cili fillon punë për herë të parë dhe shkon në një kompani të re. Gjithë përballja që duhet të bëjë ai me secilin prej drejtuesve në vendin e punës ku ka aplikuar do të mbulohet nga aktorët tanë që do të përpiqen të krijojnë situata konkrete komike dhe të këndshme për ta kthyer ditën e parë të punës në diçka ndryshe”,-ka treguar moderatori.

Ndonëse do të jetë në moderimin e emisionit të ri, Agalliu do të vijojë të jetë në bashēprezanimin edhe të emisionit “Në shtëpinë tonë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF