Muajt e fundit konflikti virtual mes Tunës dhe kunatit të saj Robert Berisha është përfolur mjaft. Ndonëse versionet e dy protagonistëve i kemi dëgjuar, kureshtja për të ditur se çfarë mendon bashkëshorti i këngëtares Shkupjane për këtë gjë ka qenë përherë e madhe.
Më në fund Patrisi e theu heshtjen dhe foli për krisjen e marrëdhënies aspak të mirë mes bashkëshortes dhe vëllait. Çifti Tuna- Patris janë të ftuar sot në mbrëmje në “Xing me Ermalin” dhe në promon e publikuar nga Mamaqi, rreth kësaj çështje Patrisi u shpreh: “Vëllai ka vendin e vet, gruaja ka vendin e vet. Tani unë kam familjen time. Pēr mua është më e rëndësishme gruaja dhe djali im më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.