KreuCelebrity

“Vëllau si shkjau”; Roberti i përgjigjet deklaratës së Patrisit!

I ftuar në “Xing me Ermalin” çifti Tuna-Patris u bë objekt bisede gjatë kësaj fundjave me deklaratat e bëra gjatë emisionit. I pyetur për konfliktin e bujshmëm mes Tunës dhe Robertit, Patrisi tha (me humor) se “vëllau si shkjau”, një shprehje që përdoret në Kosovë.

Por çfarë mendon Roberti për këtë deklaratë të të vëllait?! Këngëtari ishte i ftuar këtë mëngjes në “Report Tv” dhe u pyetur rreth kësaj çështje ai u përgjigj se ai e njeh shumë mirë Patrisin dhe se si me siguri e ka thënë me humor atë shprehje.

“Janë disa thënie të këtij tipi në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e  vet; u shpreh Roberti

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF