U tha se programi maratonë i së dielës në televizionin Top Channel do të fillonte në nisje të sezonit të ri, pra në tetor. Por edhe pse tetori erdhi, e iku ende asgjë në horizont nuk duket në Top Channel ditën e fundit të javës. Një prej moderatoreve të këtij programi, Fioralba Ponari ka zbuluar se kur do të nisë përfundimisht ky emision, emri i të cilit nuk dihet ende nëse do të quhet sërish “E Diell” siç edhe është quajtur sezonet e tjera, apo do të pagesohet me një emêr të ri.
Në instastoryn e bukuroshes Ponari, një prej pyetjeve të ndjekësve të saj ishte edhe se kur do ta shohim atë në ekran sërish!
“Për të përmbushur gjithë ato kritere dhe pritshmëri që kemi për programin është vendosur që startojmë përfundimisht në janar”; është përgjigjur Fjoralba.
Pra deri vitin tjetër mos prisni asnjë program (përveç Kleas) ditën e diel në Top Channel!